Zbulohet arsyeja e vërtetë pse babai i Meghan nuk ishte në dasmë
Pëlqej
Në ditën e dasmës së saj Meghan Markle nuk pati kënaqësinë të shoqërohej drejt altarit nga i ati. Arsye për këtë u bënë disa probleme shëndetësore të Thomas Markle, i cili pikërisht atë ditë ju nënshtrua një operacioni në zemër.

Por duket se e gjithë kjo histori ka qenë një trillim i tij për të mos u shfaqur në dasmën e së bijës. Burime për “Dailymail” tregojnë se Thomas nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe është si kokrra e mollës.

“E gjithë historia e babait të Meghan për operacionin në zemër ishte mashtrim. Ai nuk duhet të shfaqej pasi nuk donte të turpërohej në publik.

Historia e problemeve të shëndetit ishte mënyra e tij për të fituar mëshirë nga publiku dhe për të tërhequr vëmendjen nga ato fotografi të cilat ishin një turp i madh ndaj Meghan dhe familjes mbretërore.” – u shpreh burimi.

Pas kësaj historie Meghan ka vendosur të mbajë qëndrim ndaj të atit duke mos e telefonuar dhe vizituar atë, shkruan Icon Style.

Sigurisht Meghan është e mërzitur me të. Babai i saj mungoi në dasmë. Ishte pikërisht një vendim i dobët nga ana e tij. Tani të gjithë ndjejnë keqardhje për të. Ai e krijoi vetë këtë histori dhe nëse ai ishte me të vërtetë i sëmurë, Meghan do ta kishte vizituar atë. Mos u ndjeni keq për të. Ndihuni keq për Meghanin”, tha burimi ekskluzivisht për “Dailymail”.

Ky shkrim ka ardhur në mbrojtje të Meghan menjëherë pasi motra e saj, Samantha Grant, e akuzoi se nuk po i qëndronte pranë babait të tyre në këto momente të vështira për të. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori