Zbulohen për herë të parë gjirafa të bardha (VIDEO)
Dy gjirafa të rralla të bardha, janë filmuar në Kenia dhe janë filmuar për herë të parë.

Gjirafat unike vuajnë nga një kusht i rrallë gjenetik i quajtur Leucism, i cili parandalon pigmentin në qelizat e lëkurës dhe rezultati është e bardha.

Ndryshe nga albinizmi, ku ka thjesht mungesë melanine, leucism është një kusht që shkaktohet nga reduktimi në tipe të shumëfishta të pigmentit shkruan TCH.

Gjirafat janë filmuar në Ishqabini Hirola Conservacy në kontenë Garissa të Kenias. Më herët në qershor, Hirola Conservation Programme tha në një blog se kafshët u raportuan fillimisht nga banorët e zonës.
Shtuar më 16/09/2017, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori