Pamje të rënda, zbulohen viktimat që vrau dhe hëngri "çifti kanibal" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fotot e gjeturatelefonin celular të një punëtori ndërtimi çuan në arrestimin e një çifti kanibal në Krasnodar në Rusinë jugore.

Në fotografitë e gjetura shihet njeriu kanibal, Dmitry Bakshaev me një dorë të copëtuar në gojën e tij, dhe gjithashtu gra të ndryshme pa gjymtyrë dhe kokë të prerë, shkruan albeu.com.

Sipas Daily Star, thuhet se telefoni përmbante gjithashtu një foto të kokës së një personi në një pjatë të dekoruar me portokall.

Punëtorët menjëherë njoftuan policinë dhe duke përdorur fotografitë dhe informacionin mbi telefonin e humbur, policia arriti të gjejë të dyshuarin dhe gruan e tij 42-vjeçare për t'i marrë në pyetje, përcjell albeu.com.

Por pas bastisjes së shtëpisë së çiftit, policia gjeti trupin e zbërthyer të një gruaje. Ata gjithashtu thuhet se gjetën shtatë paketime që përmbajnë pjesë të trupit të njeriut në frigorifer.

U gjetën gjithashtu 19 mostra të lëkurës njerëzore, 'mish' të ruajtura në kavanoza dhe një thes me pjesë të trupit, raportoi Daily Star.

Dmitri përfundimisht pranoi se ai dhe partnerja e tij, gjatë 20 viteve të fundit, kishin mish njerëzor në menunë e tyre në të paktën 30 raste të ndryshme. /albeu.com/



Shtuar më 12/10/2017, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori