Zbulohen arkivolët e lashtë, faraonët e rëndësishëm që preheshin aty
Një grup arkivolësh të lashtë prej druri janë zbuluar afër qytetit të Luxor-it.

Këta arkivolë që janë nxjerrë nga toka kanë qenë të mbyllur dhe ruajtur mirë dhe janë të pajisur me mbishkrime të paprekura.

Disa prej tyre madje e kanë ruajtur edhe ngjyrën e ndritshme që kanë pasur kur janë krijuar fillimisht.

Sarkofagët u zbuluan në dy shtresa të një varri të madh, ku edhe ishin vendosur me kujdes njëri sipër tjetrit.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Antikiteteve në Egjipt e përshëndeti punën e arkeologëve si zbulimin më të madh dhe më të rëndësishme që është bërë deri më tani.

Ministria vinte në dukje numrin e madh të arkivolëve si dhe gjendjen e tyre të mirë.

Sipas CNN, në këtë varrezë prehen fisnikë dhe zyrtarë të kohës së faraonëve dhe për këtë arsye ky sit ka një rëndësi të madhe arkeologjike.
Shtuar më 17/10/2019, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori