Zbulohen 9 arkivole, mendohet se përkojnë me shekullin 18-të (FOTO LAJM)

Një grup ndërtuesish kanë gjetur arkivolet e nëntë pjestarëve të një familjeje të cilët mendohet se i përkasin shekullit të 18-të, të varrosur rreth 200 vjet më parë.

Punëtorët i zbuluan arkivolet, duke u penguar fillimisht nëpër dy kriptat që shfaqeshin në sipërfaqe pasi po rikonstruktonin kishën.

Pasi hoqën disa tulla ata zbuluan një kasolle të fshehtë në thellësi prej 6 metrash.

Arkivolet u gjetën nën Kishën e Shën Helenit të parë, në Etëall, Derbys.

Në një prej arkivoleve ndodhej Joseph Green, i cili lindi në 1737-n dhe vdiq në 1810. Ai ishte martuar me një prej trashëgimtareve të Cotton, Elizabeth Cotton. Ndërsa të tjerët dyshohet se janë prindërit e Elizabeth Cotton, ose disa prej fëmijëve të saj.

Tashmë kisha shpreson që të vendosë kontakte me pasardhësit e familjes Cotton, për të zbuluar më shumë për lidhjet e tyre në zonë.
Shtuar më 25/05/2019, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori