E goditi me mikrofon gjatë performancës, fansja ngre padi ndaj Cardi B (VIDEO)

Reperja e famshme, Cardi B, po performonte në skenë në një nga koncertet e saj në Las Vegas, ku në një moment një fanse e ka goditur atë me ujë.

E Cardi B nuk u përmbajt aspak pasi e goditi atë me mikrofon, pasi i ndërpreu edhe performancën.

Mirëpo gruaja e cila së fundmi u godit nga reperja, pas ngjarjes ka bërë një denoncim në polici.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit, teksa tregoi se e lënduara identiteti i së cilës akoma nuk është bërë publike ka ngritur një denoncim ndaj kësaj të fundit.

Nga ana tjetër deri tani nuk është bërë akoma asnjë arrestim, ndërsavnuk dihet se çfarë do të ndodhë me vajzat.

Kujtojmë që kohët e fundit sulmet e fansave ndaj këngëtarëve kanë qenë të shumta, ku ndër ta ishin edhe Bebe Rexha, Ava Max, Harry Style, Pink etj.