Zbardhet misteri i "Trekëndëshit të Bermudës", ja çfarë fshihet pas tij
Midis Floridës, Porto Rikos dhe Bermudës ndodhet një copë deti që i ka shqetësuar shkencëtarët për shekuj. Duke përfshirë afërsisht 710,000 kilometra det, kjo pjesë e madhe e oqeanit, e njohur si Trekëndëshi i Bermudës, është famëkeqe për zhdukjet që kanë ndodhur. Mesatarisht, katër aeroplanë dhe 20 anije humbasin në zonë çdo vit, por mbetjet nuk gjenden kurrë.

Raporti i parë i ndodhive të çuditshme në Trekëndëshin e Bermudës vjen nga Kristofor Kolombi, i cili, më 8 tetor 1492, shkroi në ditarë se busullat e tij ndaluan së punuari kur ndodhej në zonë.

Ai gjithashtu shkroi se kishte parë një zjarr të madh në qiell. Zhdukja më e famshme në Trekëndëshin e Bermudës ndodhi në vitin 1945.

Pesë aeroplanë të njohur si ‘Fluturimi 19’ u humbën në këtë zonë, ashtu si dhe avioni i kërkimit i dërguar për të shpëtuar ekuipazhin e avionëve të parë. Në total, gjashtë aeroplanë dhe 27 burra humbën.

Vetëm tani enigma e Trekëndëshit të Bermudës duket se po shuhet. Shumë prej sqarimeve kanë pretenduar përfshirjen e alienëve dhe të UFO-ve, megjithëse hidratet e metanit aktualisht janë shpjegimi më i mundshëm.

Gabimi njerëzor është një tjetër shkak i mundshëm, pasi Trekëndëshi i Bermudës është një nga vetëm dy vendet në botë, ku busullat tregojnë më shumë veriun e vërtetë se sa veriun magnetik.
Shtuar më 16/02/2020, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori