Youtube nisi me këtë video para 14 vitesh (VIDEO)
Platforma Youtube tashmë ka një numër të madh videosh që shtohen dita-ditës, por a e keni ditur se cila është videoja e parë që u publikua në këtë platformë?

"Me at the zoo" (Unë, në kopshtin zoologjik) u publikua më 23 prill të vitit 2005 dhe konsiderohet si videoja e parë që u publikuaYoutube, përcjell albinfo.ch.

Videoja 18-sekondëshe ka 67.9 milionë klikime, 1.9 milion pëlqime dhe mbi dy milionë komente.

"Videoja e parë në Youtube. Ndoshta është koha për t’u kthyer në kopshtin zoologjik? Muzika që dëgjohet në prapavijë titullohet Darude – Sandstorm", thuhet në përshkrimin e kësaj videoje, përcjell albinfo.ch.

Videoja u publikua nga Jawed Karim, njëri nga themeluesit e kësaj platforme. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2019, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori