WhatsApp sjell risinë që të gjithë e urrejnë
Pëlqej
Whatsapp është platforma që që prej vitit 2009 është përdorur dhe vazhdon të përdoret falas nga më shumë se dy miliardë njerëz në gjithë botën.

Ama politikat e kësaj platforme duket se do të ndryshojnë vitin e ardhshëm dhe tek përdoruesit e saj do të fillojnë të shfaqen reklama në formën e ads.

Pas këtij lajmi shumë punonjës së kësaj platforme shprehen aspak entuziastë për këtë ndryshim të aplikacionit të tyre të preferuar.

Ndërkohë që muajin e kaluar shefi i sigurisë së Facebook u përpoq të justifikonte këtë ndryshim që është planifikuare të ndodhë me Whatsapp. Sipas tij ishte shumë joreale që njerëzit të mendonin se aplikacioni në fjalë do të mbetej përgjithmonë falas.

Whatsapp duhet të gjenerojë të ardhura dhe duke filluar nga viti i ardhshëm kjo do të kryhet përmes reklamave.
Shtuar më 03/10/2018, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori