Webkamera shpeton njeriun qe humbi ne detin e ngrire
Albeu.com
Një gjerman i cili kishte humbur rrugën në errësirë teksa po bridhte rreth një akullnaje afër bregdetit, është shpëtuar nga një grua 500 km më larg, e cila e kishte parë me webkamer.
Policia tha se njeriu kishte shkuar në detin e ngrirë në veri të Gjermanisë të fotografonte perëndimin e diellit, por kishte kishte humbur rrugën kur kishte rënë nata. Ai kishte ndezur baterinë e xhepit dhe rrezet ishin kapur nga kamera e gruas, e cila gjithashtu vëzhgonte perëndimin e diellit me webkamerën e saj të instaluar në breg. Gruaja kishte lajmërua policinë, e cila arriti ta nxjerrë njeriun para ardhjes së baticës.
Shtuar më 03/02/2010, ora 23:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori