Vuajti 44 vite burg, 69-vjeçari befasohet nga teknologjia moderne (FOTO LAJM)

Pëlqej
Otis Johnson u lirua kohët e fundit nga burgu pasi ishte mbyllur për 44 vjet.

Ai ishte 25 vjeç kur u dënua dhe 69 vjec kur u lirua.

Në pjesën e jashtme, ai e kuptoi shpejt se bota ishte një vend shumë i ndryshëm në krahasim me botën që la pas në fund të viteve 1960, përcjell albeu.com.

Xhonson kohët e fundit ka vizituar Times Square në Neë York, ku ishte i befasuar dhe i hutuar nga teknologjia moderne që e rrethonte.

Njerëzit "me tela në veshët e tyre" duke dëgjuar muzikë si agjentë të CIA-s, këmbësorë "duke folur me vete" në iPhone-t e tyre, dhe tabelat e reklamave prej neoni që ndriçojnë dritaret e dyqaneve.

Xhonson shprehet se e ka shumë të vështirë të përshtatet me mënyrën e jetesës dhe njerëzit të cilët sipas tij kanë ndryshuar shumë. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2017, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori