Vritet kafsha e rrallë, nuk dihet se çfarë është (FOTO LAJM)

Pëlqej
Teksa e pa që po i afrohej bagëtive një fermer amerikan në Montana vrau me çifte një specie që fillimisht iu duk si një ujk.
Por pasi u afrua zbuloi se nuk kishte parë një kafshë të tillë kurrë në jetë.Ekspertët e faunës në SHBA janë habitur tej mase nga një kafshë e ngjashme me ujkun që u vra javën e shkuar.

Pasi bënë inspektimet e para, ekspertët amerikanë thanë se nuk janë në gjendje të përcaktojnë specien. Sipas tyre nuk bëhet fjalë për një ujk, pasi dhëmbët i ka më të shkurtër, putrat e përparme tej mase të vogla, ndërsa kthetrat shumë të mëdha. Madje as forma trupore dhe pellushi nuk i ngjajnë atyre të ujkut.

Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një femër dhe vetëm pasi të merren rezultatet e ADN-së pas disa javësh do të ketë më shumë të dhëna për të përcaktuar se për çfarë kafshe bëhet fjalë.Pasi fotot u bënë virale në internet plasën edhe teoritë konspirative se bëhet fjalë për një njeri-ujk, një ari i vogël apo një i afërm i Këmbëmadhit misterioze.
Shtuar më 27/05/2018, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori