Beteja e ashpër në lindje, a po shqyrton Ukraina një tërheqje taktike?

Saverodonetsk mund të bjerë nga ora në orë dhe pas tij do të vinte radah e Lysychansk, qyteti fqinj që nëse do të merreshin nën kontrollin rus, at’here i gjithë Luhansku do të ishte nën sundimin rus.

Luhansku së bashku me Donetsk, përbëjnë rajonin lindor të Donbasit. Por a janë ato jetike për ludtën në Ukrainë?

Të dyja janë qytete të vogla dhe kanë ndërtesa e farbrika shumëkatëshe që do të përbenin një sfidë për këmbësorinë pushtuese. Rusia është mbështetur në bombardimet e mëdha të artilerisë për të marrë territorin e Dombas.

Të dyja palët po shkaktojnë shumë viktima. Presidenti Zelensky vlerëson se 50-100 ushtarë ukrainas po vdesin çdo ditë.

Kështu që komanda ukrainase mund të vendosë që një tërheqje taktike do t’u shërbente më mirë interesave të tyre afatmesme, duke i dhënë kohë që forcat e saj të rifurnizohen dhe të marrin armatim të ri perëndimor./albeu.com