Arratisja e shqiptarit nga qelia, pezullohen komandanti dhe katër policë të burgut të “Idrizovës”

Komandanti dhe katër policë të burgut të Idrizovës që kishin ekzekutuar dhe zbatuar vendimin e mbrëmshëm për të burgosurin Bekim Memeti janë suspenduar dhe po merren në pyetje në prokurori pas arratisjes së tij rrugës për në spital.

Ata dyshohet se janë pjesë e aksionit për arratisjen e të burgosurit Memeti, i cili ishte i dënuar me 20 vite burg.

I burgosuri Memeti tani është në arrati dhe besohet se tashmë ka ikur në Kosovë. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar.

Komandanti i cili ishte në turn kur ndodhi arratisja e të burgosurit të dënuar për tentativë vrasje dhe drogë, është një person i dënuar për marrje ryshfeti si punonjës policie në MPB.

Gjatë arratisjes së të dënuarit nga burgu “Idrizovë”, i cili po dërgohej në spital për intervenim mjekësor, është lënduar një pjesëtar i policisë së burgut./ina