Gripi i shpendëve, VKM: Ndalohet tregtimi në 5 qytete të vendit

Si pasojë e gripit të shpendëve shitja dhe tregtimi i shpendëve të gjalla në 5 qytete të vendit është ndaluar . Kjo është bërë me dije me anë të një VKM-je, në të cilën thuhet se ndalimi është bërë në qytetet Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës.

VKM-ja e Plotë:

Mbështetur në nenin 102, pika 4, të Kushtetutës; të shkronjës “b”, nenit 15, të ligjit nr. 10465, datë 29.9.2011,“Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, URDHËROJ:

1. Ndalimin e shitjes dhe të tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla,në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës.

2. Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla,në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës.

3. Lejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë, vetëm për në thertore,në bashkitë Lushnjë, Divjakë, Shkodër, Shijak dhe Durrës, të shoqëruar

Urdhri nr. 154, datë 1.4.2022,“Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”,shfuqizohet.

5. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Programeve të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca/albeu.com