Vrasësi "kanibal" hëngri mëlçinë e fqinjit të tij në një sallatë me erza (FOTO LAJM)

Një vrasës kanibal nga Tailanda vrau fqinjin e tij dhe i mori mëlçinë e tij për ta ngrënë atë në një sallatë me erëza.

"Kanibali" Paere Jongthong u kap me mëlçinë e viktimës në xhepin e tij të pantallonave dhe i tha policisë se kishte vrarë fqinjin e tij të moshuar, përcjell albeu.com.

24-vjeçari pohoi se deri tani ka vrarë vetëm Tan Loon-ubon, 79 vjeç.

Z. Jongthong i tha policisë se ai kishte shkuar për vizitë tek fqinji i tij pasi kishte marrë disa doza të metamfetaminës dhe kishte tymosur kanabis.

Ai u shpreh se biseda mori një kthesë të papritur kur fqinji i tij papritmas i tha se i kishte vrarë babain.

Z. Jongthong tha: "Ai më tha se ai vrau babin tim. Thashë se nuk mund të ishte e vërtetë, por ai nuk do të ndalonte të fliste për të. Nuk e dija çfarë të bëja. /albeu.com/





Shtuar më 04/10/2017, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori