Vrasësi i Vegasit la një shënim, zbulohet letra pranë trupit të tij (FOTO LAJM)
Fotot e zbuluara të martën nga
policia tregojnë trupin e Stephen Paddock në dyshemenë e hotelit të cilin ai e
përdori si fole snajperi natën e së dielës për të hapur zjarr mbi 22 mijë njerëz të pafajshëm që ndiqnin një festival muzikor në rrugët e Las Vegasit.
Vetëm këmbët, busti dhe krahu i majtë i 64-vjeçarit janë të dukshme në foto, si dhe veshja tipike e një pensionisti, përcjell albeu.com.
Pranë tij, në një tavolinë, duket si një shënim i shkruar në
letër rozë, nën atë që duket të jetë një tavëll.
Policia ende nuk ka deklaruar se cfarë mund të shkruhet në atë
letër, e cila po i bën kuriozë të gjithë.
Në dyshemenë pranë trupit janë dy pushkë, dhjetëra plumba të shpenzuara dhe një çekiç të cilin ai me sa duket e përdorte për të thyer dy dritare në dhomën e tij me dy dhoma, të cilat ai më pas
përdori për të qëlluar. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017,
ora 15:24