Vogëlushja nderon në mënyrë të veçantë shoferin (VIDEO)
Pëlqej
Song Yufei nga Hebei i Kinës, është popullarizuar në rrjetet sociale, për mënyrën se si e ka përshëndetur shoferin i cili u ndal për t’ia liruar rrugën.

Vogëlushja u përkul dhe ia bëri me dorë kur ai i dha përparësi asaj dhe gjyshes për të kaluar.

“Sikur të gjithë shoferët të jenë kaq të durueshëm dhe të sjellshëm, të gjithë fëmijët do t’i përshëndesnin”, është një koment lidhur me rastin.

Veprimi saj është konsideruar shumë i sinqertë, në një kohë kur shoferët janë shumë të papërmbajtur dhe nuk japin përparësi në asnjë rrethanë. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2017, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori