Vogëlushja e braktisur në pyllë, gjendet në gjendje të rëndë
Një foshnje e vogël është gjetur nga kalimtarët e zonënFilipine. Vajza është braktisur nga prindërit dhe është lënë në një zonë të pabanuar në ishullin Olango, Filipine mëngjesin e së martës. Ajo ishte pickuar nga insektet dhe është gjetur në një gjendje të rëndë.

Ka qenë një banor i zonën ai që e ka gjetur të voglën pa rroba dhe pa asnjë mbulesë, pranë një shkurreje teksa termometri shënonte 35 gradë celsius, transmeton tvklan. Eliezer Rosalejos ishte një nga njerëzit që ndihmoi në shpëtimin e foshnjës.

Ai tha: "Falënderoj Zotin që foshnja ishte ende gjallë dhe e kemi gjetur atë në kohë. Kushdo që janë prindërit e saj, unë shpresoj se ata ndjehen fajtorë. Fëmijët janë aq të çmuar, nuk do ta kuptoj kurrë se si dikush mund ta linte fëmijën e vet në mëshirën e fatit.
Ajo është aktualisht në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Zyrtarët e Policisë së ishullit Olango po kontrollojnë të dhënat mjekësore për të gjetur nënën.

Një zëdhënës tha: "Është e rëndësishme që ne të gjejmë nënën në mënyrë që ajo të marrë ndihmën e nevojshme dhe të mbajë përgjegjësinë për veprimet e saja". /albeu.com/

Shtuar më 16/03/2019, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori