Vogëlushi puth orangutangun gjigant
Ky është një moment i fiksuar nga aparati fotografik dhe që ka nisur të bëjë xhiron e botës. Një djalë i vogël ka vënë buzën në xhamin që ndan atë me orangutangun gjigant. Të njëjtin veprim ka bërë edhe orangutangu.

Kjo ka ndodhur në kopshtin zoologjik në Moskë, Rusi. Djali duket kopjet i qetë dhe i pa trembur nga orangutangu, pavarësisht se ndahet nga ai vetëm nga një shtresë shumë e hollë. Fotoja është realizuar nga Olga Dmitrieva. E cila ka fiksuar një gjë të mrekullueshme.

Kopshti zoologjik i Moskës ka më shumë se 6 00 kafshë, të cilët prezantojë 1 000 specie të ndryshme në një hapësirë mbi 214 mijë metra katror. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori