Vjeshta trokiti, çfarë dhuratash kërkojnë vajzat këtë sezon
Pëlqej
Erdhi dhe sezoni i festave dhe është koha që të mendojmë për dhuratat që do u bëjmë të dashurve tanë. Të gjesh dhuratën perfekte për një grua elegante që bën pjesë në jetën tënde nuk është edhe që e lehtë por ne do t’ju a bëjmë pak më të thjeshtë këtë sezon. Nga bizhutë e personalizuara deri te veshjet ne ju ofrojmë një listë për dhurata të mundshme që mund të bëni.

Një varëse me shenjën e horoskopit është një dhuratë perfekte e personalizuar e cila tregon shenjën e horoskopit dhe gurin e lindjes.

Një kuletë lëkure perfekte për ato femra të cilat nuk janë fanse të çantave të mëdha.

Një buzëkuq Boys&Girls është gjithnjë një dhuratë speciale

Një set me pizhama është një dhuratë që nuk zhgënjen kurrë

Një mbajtëse bizhuterish Prisma të jep mundësinë të ekspozosh koleksionin e bizhuve shkruan bordo.

Një çantë lëkure në formë shporte është shumë moderne

Një maskë për sytë prej mëndafshi për atë grua që i pëlqen të relaksohet me stil

Një pulovër shumëngjyrëshe për ti sjellë dimrit disa ngjyra

Një valixhe është një aksesor që ne e blejmë vetë por një valixhe e re e shik është një dhuratë që vlerësohet shumë

Një këllëf modern për telefonin

Çizme të stilit Western të cilat janë edhe në modë këtë sezon

Një robdishamër me vija që mund ta veshësh edhe kur lëviz nëpër shtëpi

Një masazhues për fytyrën që ndihmon në eleminimin e rrudhave

Vathë me hënë dhe yje janë gjithnjë një dhuratë speciale

Doreza prej Kashmiri që të lejojnë të përdorësh edhe telefonin

Syze dielli të zbukuruara me bizhu
Shtuar më 19/10/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori