Pushtimi rus i Ukrainës, të paktën 148 fëmijë të vrarë deri më tani

Të paktën 148 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus pesë javë më parë, tha Ministria e Mbrojtjes.

CNN shkruan se Ministria tha se rreth 1,370 raketa ruse janë gjuajtur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, duke shtuar se Rusia deri më tani ka “shkatërruar” 15 aeroporte ukrainase.

Më shumë se 10 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, thuhet gjithashtu në postimin e ministrisë në Twitter.

 


Shtuar 1.04.2022 08:03