Violina e Titanikut shitet për 1.7 milion dollarë
Një nga skenat më të veçanta nga filmi "Titanik" i vitit 1997 është ai ku banda luan për herë të fundit, ndërsa anija mbytet.

Një fakt shumë i njohur është se kjo ka ndodhur në të vërtetë; violinisti britanik Wallace Hartley ishte udhëheqësi e tetë muzikantëve që kishin për detyrë të zbavisnin pasagjerët në anijen luksoze, por që përfunduan duke luajtur muzikë për t'i mbajtur njerëzit të qetë derisa anija shkoi nën ujë.

Hartley u mbyt bashkë me Titanik më 15 prill 1912 dhe trupi i tij u gjet dy javë më vonë, së bashku me violinën e tij të varur në qafë.

Pas gjetjes së kufomës së violinistit, instrumentin e tij e mori e fejuara e Hartley, në Angli, Maria Robinson.

Kur Robinson vdiq në vitin 1939, motra e saj i dha violinës ushtrisë së shpëtimit të Bridlingtonit, duke i treguar udhëheqësit të saj historinë që fshihet instrumentit.

Disa vite më vonë, kjo violinë ra në dorën e një mësuesje violine, e cila më vonë ia kaloi një gruaje tjetër, djali i së cilës e gjeti instrumentin në papafingo e tij në vitin 2006.

Zbulimi tërhoqi vëmendjen e shtëpisë së ankandit Henry Aldridge & Son, i cili filloi një hetim me qëllim që të konfirmonte origjinalitetin e instrumentit.

Ekspertët e Shoqatës Gemological të Britanisë së Madhe konfirmuan origjinalitetin e pllakës metalike të gjetur në bazën e instrumentit dhe vërtetuan se gdhendjet e Robinson janë bërë vërtet në vitin 1910.

Pasi u vërtetua origjinaliteti i i instrumentit, Henry Aldridge & Son e ka shitur violinën tek një blerës i paidentifikuar më 19 tetor 2013. Çmimi fillestar i violinës u vendos në 65,000 dollarë, por ofertat tejkaluan çdo shpresë, duke u shitur për 1,7 milionë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori