Caktohet data kur ish-ministri Tahiri do të përballet me Gjykatën

Gjykata e Apelit ka caktuar datën 9 prill për seancën e ish- ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Bashkë me Tahirin seanca do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.

Seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç parashikohet prej masave të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, do zhvillohet brenda ambienteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtur distancën sociale.


Shtuar 3.04.2020 09:33