Viktimat e "vogla" të uraganit Irma marrin ndihmë intensive (FOTO LAJM)

Edhe pse mund të jenë viktimat më të vogla nga uragani irma ato po marrin një ndihmë shumë të madhe.

Veterinerët në Qendrën e Floridës në Fort Lauderdale janë duke punuar gjatë gjithë kohës për të siguruar kujdesin jetësor për qindra kafshë të plagosura dhe të zhvendosur në ujërat e Uraganit Irma, edhe pse nuk kanë as energji dhe as ujë shkruan Albeu.com.

"Ka njerëz që na pyesin me ironi sesa rëndësi paska jeta e këtyre kafshëve. Epo pafundësisht shumë"-tha veterineri Person Drake.

Vetëm këtë fundjavë janë mjekuar rreth 300 kafshë të vogla dhe ndërkohë po rregullohet edhe një strehë për to. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2017, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori