PSG-ja kërkon vazhdimin e huazimit ose uljen e çmimit për Mauro Icardin

Edhe pse e ardhmja e Icardit në Paris u vendos shumë në diskutim për shkak të sjelljes së sulmuesit. Parisienët po mendojnë ta mbajnë në skuadër duke i kërkuar dy alternativa Interit, ose vazhdimin e huazimi ose uljen e çmimit nga 70 në 50 milion euro.

Argjentinasi ka zhvilluar një sezon pozitiv në Paris, duke shënuar 20 gola dhe duke siguruar katër asistime në 31 ndeshje.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, ideja është ose të zgjasë huazimin e lojtarit për një sezon tjetër, ose të zvogëlojë mundësinë e blerjes së kartonit në rreth 50 milionë euro.

Kampionët e Ligue 1 kanë paguar 13 milionë euro për huazimin një-sezonal, kështu që në teori do të paguanin deri në 67 milionë euro nëse do të përsëritej huazimi.

Sidoqoftë, Interi dëshiron të marrë një shumë të parave për 27-vjeçarin, i cili nuk është pjesë e planeve të trajnerit Antonio Conte.

Juventusi dhe Napoli kanë shfaqur interes për Icardin.


Shtuar 9.05.2020 17:24