Video që ka mahnitur botën, elefanti shpëton të voglin në mënyrë spektakolare (VIDEO)
Një elefant i vogël ngeci në një gropë të mbushur me ujë për disa minuta, ku u rrëzua me shpinë.

Nëna e tij ishte e vetme me të dhe po sillej e po pështillej duke kërkuar ndihmë që të nxjerrvoglin nga gropa, transmeton Indeksonline.

Derisa pak metra më larg ishin disa luanë që po prisnin të kapnin diçka për gjah.

Nëna njëherë provoi ta nxjerr elefantin e vogël vet, por në pamundësi që të bëj diçka, i afrohen elefantë të tjerë.

Një turmë elefantësh gjigantë erdhën dhe u munduan që ta nxjerrin të voglin, por kot, nuk arritën.

Pavarësisht tentimeve jo një herë, por disa herë radhazi, ata nuk mundën të bëjnë asgjë dhe u dorëzuan.

Vetëm nëna nuk hoqi dorë nga përpjekja. Ajo deri në momentin e fundit u mundua me mish e me shpirt, derisa arriti ta largoj të voglin nga gropa.

Elefantët tjerë kur panë aktin, u kthyen dhe u duk pamja në thonjëza sikur e përgëzuan elefantin për gjestin që bëri.
Shtuar më 27/03/2019, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori