Mister, gruaja nuk kontrollon dot veten (VIDEO)
Një ngjarje e çuditshme është regjistruar në një supermarket kinez, një grua që dyshohet se ‘pushtohet’ nga djalli. Përmes videos do të shikoni momentin kur gruaja nuk kontrollon më trupin e saj. Video që shihni si më poshtë, tregon një grua e cila teksa ecën në një korridor në një market, shkon të ngrejë një pako që mistershëm bie në tokë.

Pasi rrotullohet, ulet dhe ngre pakon lart, ajo nuk arrin më të shkëpusë duart nga rafti. Konkluzionet e pushtojnë të tërën derisa bie në gjunjë. E gjitha kjo shoqërohet më një britmë të fuqishme të saj.

Persona të tjerë të rastësishëm i afrohen ta ndihmojnë, por një fuqi e çuditshme i shtyn dhe i hedh tutje. Më në fund ajo qetësohe, por pakoja që ajo vendosi në raft rrëzohet sërish.

Video është shkëputur nga kamerat e sigurisë së supermarketit. Shumë besojnë se gruaja është pushtuar nga djalli, kurse të tjerë thonë se ajo thjesht ka pasur kriza epileptike.

Por të tjerë besojnë se gjithë kjo video është një skenar i përgatitur mirë nga disa aktorë dhe është hedhur në rrjete sociale për klikime. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2016, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori