U vranë për një birrë, si klienti i “sharroi” me kallashnikov pronarin e lokalit dhe të birin

 Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Lushnjë e cila përfundoi në përdorimin e armës ku u vra një shtetas dhe u plagos djali i tij.

Viktima i këtij konflikti të rëndë të ndodhur në një ndër lokalet e Lushnjës është shtetasi Rako Qorri dhe u plagos djali i tij i cili është në gjendje kritike për jetën.

Autor i këtij krimi të rëndë është shtetasi Sofokli Shani i vënë në pranga vetëm pak minuta pas krimit të rëndë.

Si nisi konflikti:

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se konflikti nisi në lokalin e viktimës dhe shkak ishte një shishe birrë.

Autori i ngjarjes ka ardhur në lokal dhe ka kërkuar të pijë një birrë, por pronari i lokalit, viktima Qorri, i ka thënë se do të duhej të mbyllnin lokalin për shkak të orës policore.

Ka qënë autori i krimit i cili në gjendje të dehur ka qëlluar me karrige, pronarin e lokalit Roko Qorri.

Pas kësaj, djemtë e tij kanë dhunuar autorin e krimit Sofokli Shani, i cili në gjendje të dehur është larguar drejt shtëpisë së tij ku ka gjetur dhe armën e zjarrit.

Dyshohet se Shani është rikthyer sërish në lokal ku ka qëlluar me breshëri arme mbi pronarët, duke vrarë pronarin Roko Qorrin, 62-vjeç dhe plagosur rëndë djalin e tij i cili është në luftë me jetën.


Shtuar 3.06.2021 19:14