Vetëvendosje përkrah çdo protestë të përbashkët kundër Gruevskit
Pas prezencës së Albin Kurtit në protestën e ”Këshillit Opozitar” gjatë ditës së djeshme në Shkup, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një deklaratë duke thënë se mbështet të gjitha protestat e ardhshme ku protestojnë shqiptarët, bashkërisht.

”Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrah secilin organizim të përbashkët të shqiptarëve në Maqedoni që i kundërvihet politikave diskriminuese që kanë prodhuar qeverisjet e deritanishme të Gruevskit dhe aleatëve të vet.” thuhet në postimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE./Albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori