E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Veterinerja jeton me 20 qen në shtëpi (FOTO LAJM)

Becky Shuttleworth, 33 vjeçe, është një trainere e qenve për një qendër lokale shpëtimi, dhe ka përfunduar me 20 qen në shtëpinë e saj në Rochford, Essex, pasi thjesht nuk ishte në gjendje të ndahej me të gjithë qentë që ajo vetë i trajnoi.

Qentë, të cilët shkojnë nga një Jack Russels në një Dogue de Bordeaux, janë vendosur mirë në shtëpinë e tyre të re me rekrutimin më të fundit të miratuar në dhjetor 2018.

Becky tani shpenzon midis 300- 400 £ në muaj për qentë e saj, për të mundur kështu t’i ushqejë të gjithë.

Por, pavarësisht kaosit të përditshëm të të jetuarit me pothuajse dy duzina me qen, Becky thotë se ajo nuk do ta ndryshonte këtë gjë për asnjë arsye edhe pse të tjerët shpesh e kanë kritikuar.

Ajo tha: "Fillimisht kam planifikuar të kem vetëm një ose dy qen para se të bëhem trajnere dhe fillova të punoja së bashku me një qendër shpëtimi në Skoci, të cilët dërgojnë qen nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, që kanë nevojë për trajnim para se të ridërgohen andej nga kanë ardhur.

Duhet shumë kohë që një qen të të besojë shpesh mund të duhen gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj për të arritur.

"Ishte detyra ime t'i ndihmoja ata të krijonin përsëri besim me njerëzit, në mënyrë që të mund të ripërshtateshin, por unë përfundova duke mos qenë në gjendje t'i lija më pas duke i mbajtur të gjithë në shtëpi”.

"Jeta ime rrotullohet tërësisht rreth tyre, madje nuk jam në gjendje të shkoj me pushime pasi askush nuk do të marrë përsipër sfidën e kujdesit për 20 qen menjëherë! Më duhet të çoj shumë prej qenve të varfër tek veterineri; Për shembull, Bella ka hidroterapi një herë në javë dhe së shpejti do të ketë gjithashtu fizioterapi.”

Ajo tregon se qentë të gjithë flenë në ambiente të ndryshme të shtëpisë disa në divane disa në dysheme dhe se nuk ka aspak në mendje të largojë asnjërin prej tyre.
Shtuar më 12/09/2019, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori