Vetëm në këtë kontinent nuk ka asnjë të prekur me koronavirus
Ka një kontinent ku koronavirusi nuk ka prekur do asnjë person. Bëhet fjalë për Antarktikën, ose siç quhet ndryshe "kontinenti i bardhë".

Në Antarktikë ndodhen disa grupe kërkuesish, por deri tani asnjë prej tyre nuk ka shfaqur simptoma të COVID-19.

Në këtë kontinent shkojnë rreth 1 mijë shkencëtarë gjatë vitit.

Tani ata duhet të kalojnë një karantinë 14-ditore përpara se të shkojnë atje, për t'u siguruar që nuk janë prekur nga virusi.

Shtuar më 19/03/2020, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori