Moska ka përjetuar dhjetorin e saj më të
errët duke thyer
rekord në vitin 2017, me
vetëm gjashtë minuta
diell.
Kryeqyteti rus zakonisht merr mesatarisht rreth një orë
diell në ditë gjatë muajit të fundit të vitit, por ra në mënyrë dramatike në fund të vitit 2017, përcjell albeu.com
Stacioni meteorologjik i Universitetit Shtetëror të Moskës njoftoi se për të gjithë dhjetorin dielli në qiellin e Moskës u shfaq
vetëm për "gjashtë minuta ose shtatë minuta", sipas agjensisë së lajmeve TASS.
Deri tani, muaji më i
errët në Moskë ishte dhjetori i vitit 2000, kur u regjistruan
vetëm tre orë
diell.
Lajmi i dhjetorit të
errët në Moskë, vjen kur temperaturat në Rusi bien në një nivel të ulët
rekord, në një vend që ka disa nga vendet më të ftohta të banuara në tokë. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018,
ora 12:27