Vetëm 1 Like në Facebook zbulon personalitetit tuaj
Pëlqej
Kompani reklamash në Facebbok të krijuara nga studiuesit britanikë dhe amerikanë kanë vënë në shënjestër dhe kanë ndikuar në sjelljen e miliona njerëzve bazuar në një "Like" të vetëm.

Shkencëtarët morën në studimin faqetnjerëzit pëlqenin për të kuptuar personalitetin e tyre duke treguar efektin e "bindjes masive psikologjike".


Ata zbuluan se njerëzit që preferojnë faqet e veçanta të Facebook-ut, kanë më shumë mundësi të jenë të shoqërueshëm dhe me besim në vetvete.

Njerëzit që pëlqejnë artikujt e tjerë, kanë më shumë mundësi të jenë të turpshëm dhe të rezervuar.

Facebook drejton njerëzit tek reklamat bauzar tek personaliteti i tyre në bazë të ‘Like-ve’. Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit dhe në Columbia Collegen nxitën në këtë mënyrë shitjen e produkteve 50% më shumë në krahasim me reklamat që nuk ishin targetuar.

Ata zbuluan se gjurma më e vogël dixhitale mund të përdoret për të ndikuar në sjelljen e grupeve të mëdha të njerëzve.

“Nëse ju pëlqen apo jo, pothuajse çdo hap që merrni në internet regjistrohet: Faqet e internetit që vizitoni, blerjet që bëni, këngët që dëgjoni, mesazhet që ju postoni ose lexoni në faqet sociale dhe faqet që ndjekni në Facebook , "tha hulumtuesi kryesor Dr Sandra Matz, nga CBS.

“Këto gjurmë dixhitale sigurojnë një thesar të dhënash që mund të zbulojë jo vetëm atë që ju pëlqen dhe si e shihni botën, por edhe atë çfarë ju jeni.”

Ekipi amerikan dhe britanik synonin 3.5 milion njerëz me fushatat e tyre të falsifikuara. Reklama kishte për qëllim kryesisht gratë në Mbretërinë e Bashkuar 18-40 vjeç, dhe ishin përshtatur për llojin e tyre të personalitetit të bazuar në një ‘Like’ të vetme në Facebook.

Dhe zbuluan se kompanitë e tyre, që konkurruan me një numër të madh kompanish, nxitën shitjet në deri në 40% krahasuar me fushatat e tjera të reklamave.
Shtuar më 25/11/2017, ora 22:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori