Vendi ku Paqësori dhe Atlantiku takohen, por nuk përzihen (VIDEO)
Pëlqej
Vendin ku takohen ujërat e Oqeanit Paqësor dhe atij Atlantik, te kepi Horn, duket thuajse surelal.

Turistë të shumtë kanë xhiruar pamjet mbresëlënëse nga një anije, ku kufiri në mes dy oqeaneve dukshëm vërehet, si në hartat gjeografike, duke lënë përshtypje se ujërat nuk përzihen.

Pamjet filmike të më sipërme janë marrë në pikën më jugore të Amerikës Jugore.

Mirëpo, kufiri mes dy oqeaneve është vetëm për një kohë shumë i qartë, sepse ujërat përzihen, por kjo përzierje zgjat pak më shumë se ne mendojmë.

Në mënyrë që ujëratpërzihen për disa centimetra, atyre u duhet disa ditë, sepse për këtë sasi të ujit vlen i njëjti mekanizëm si edhe për lëngjet tjera: difuzioni i dy lëngjeve dhe agjitacioni fizik.

Difuzioni, ose më saktësisht shpërndarja e lëngjeve është jashtëzakonisht më e ngadalshme, kështu që gjatësia e procesit në oqeane varet nga agjitacioni fizik, që është përzierje e valëve, energjisë dhe erërave.

Gjithashtu edhe dendësia e oqeanit mund të ketë ndikim në formimin e këtij “kufiri”, për shkak të dallimit të kripës, dhe pastaj këtu hynë edhe ujërat e ftohta nga akullnajat e shkrira, lumenjtë e mëdhenj që hyjnë dhe një sasi e baltës në oqean e ndryshojnë dendësinë dhe ngjyrën e oqeanit. /albeu.com/

Shtuar më 09/08/2017, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori