“Kush sheh porno ekzekutohet”, Daily Mail zbulon raportin sekret të Koresë së Veriut

Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të dënoj me ekzekutim ata qytetarë që do të kapen duke parë porno, sipas raportit nga Qendra e të Dhënave për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut.

Në raportin zbuluar nga Daily Mail thuhet se qytetarët e Koresë së Veriut do të dënohen për çdo qasje që ata mund të kenë me art, muzikë dhe prodhime të huaja.

Raporti synon të ndalojë influencën e huaj në vend dhe dënimet variojnë që nga largimi nga puna deri te burgumi dhe ekzekutimi.

“Nëse shihni materiale me përmbajtje pornografike në Korenë e Veriut, ose do të dënoheni me burgim të përjetshëm ose do të ekzekutoheni. Shikimi i materialeve nga Koreja e Jugut ose SHBA do të rezultojë në një dënim me dhjetë vjet burg,” thotë një dezertor koreano-verior i cituar në raportin e zbuluar.

Grupet sekrete të regjimit të Kim Jong Un, të quajtur gruppa, kanë marrë për detyrë të gjurmojnë koreano-veriorët që shikojnë programe televizive të huaja, apo që ndjekin prerje flokësh perëndimore./albeu.com/


Shtuar 24.01.2023 09:33