Vendi ku familjet gërmojnë të vdekurit e tyre, u veshin rroba të pastra dhe çmallen duke pirë cigare me ta
Në një ritual të rrallë të nderimit të të vdekurve të tyre, një fshat në Indonezi kufomat në formë mumjesh të të dashurve nxirren nga varret për t’u veshur e pastruar, në ceremoninë e përvitshme tradicionale të horrorit.

Çdo gusht komuniteti Torja në Panggala, Nort Toraja, ri-vesh të afërmit e vdekur, i pastron e madje tymosin cigare me ta. Rituali i Vdekjes në Toraja konsioderohet si celebrimi më i madh i jetës, për njerëzit që besojnë se lidhja mes jetës dhe vdekjes është e pafundme.

Familjarët i ngrenë trupat e të vdekurve, pastrojnë varret e tyre dhe flasin ose ndërveprojnë me ta. Njerëzit përdorin thika për të hequr rrobat e vjetra duke i zëvendësuar ato me veshje të pastra.

Tradita është mjaft e vjetër në fisin Toraja të cilët i përkasin besimit Kristian Protestant, në një vend me shumicë myslimane.

Komuniteti Torjan e konsideron vdekjen aspekt të rëndësishëm të jetës dhe hyjnë në borxhe të konsiderueshme për të kryer ritualin.
Shtuar më 26/08/2020, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori