Punonte në ndërtim, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia të Italisë, ku 19-vjeçari shqiptar, Aurel Doda ka ndërruar jetë teksa po punonte në sektorin e ndërtimit.

I riu nga fshati Fishtë i Lezhës ishte djalë i vetëm i familjes Doda, ndërsa kishte pak muaj që kishte shkuar për të punuar si emigrant në Itali.

Mësohet se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin ku pësoi aksidentin fatal.


Shtuar 12.12.2022 20:58