“Më imitoi mua për popullaritet”, Genard Hajdini ironizon Lulzim Bashën për bugaçet (VIDEO)

Ditën e djeshme është bërë virale në rrjet video e Lulzim Bashës ku nga Elbasani tregonte se si gatuhen bugaçet.

Nga brenda kuzhinës, me të zonjën e dyqanit që përgatiste bugaçe në sfond, Basha ka shpjeguar lidhjen e tij formative me bugaçen.

Video ka marrë shumë reagime komike, por më “speciali” është ai i personazhit të famshëm të Instagramit Genard Hajdini, i cili pretendon se lideri i opozitës i ka kopjuar strategjinë për të fituar popullaritet.


Shtuar 9.06.2020 09:35