Vatikani e di që ka alienë. Jemi pranë luftës hapësinore?
WikiLeaks ka publikuar disa e-maile të menaxherit të fushatës së Hillary Clinton, ndër tyre "Jashtëtokësorët duan të ndihmojnë njerëzimin, por kanë frikë tendencat e dhunshme të njerëzve", thuhet në një nga emailet e publikuar.

Ish-astronauti i NASA-s, është shprehur gjithashtu se Vatikani është në dijeni të ekzistencës së inteligjencës jashtëtokësore.

Madje, nuk duket rastësi që në fillim të këtij vitit menaxheri i fushatës së kandidates demokrate, e bindi Hillari Klintonin që të deklasifikonte arkivat mbi UFO-t, nëse fiton presidencialet e SHBA-së.

"Gara hapësinore po nxehet pa dyshim që jemi më afër se kurrë një lufte hapësinore. Pjesa më e madhe e satelitëve që rrotullohen rreth Tokës i përkasin SHBA-së, Kinës dhe Rusisë dhe testet e fundit të armëve anti-satelitore nuk e lehtësojnë faktorin frikë", ka shkruar austronauti amerikan Edgar Mitchell në një e-mail drejtuar shefit të fushatës së demokratëve, John Podesta.

Sipas Mitchell, "inteligjenca jashtëtokësore jo e dhunshme që vjen nga një univers i afërt po përpiqet të ndajë energji nga pika zero me planetin tonë, por nuk do të tolerojë asnjë formë dhune ushtarake në tokë apo në hapësirë". /albeu.com/


Shtuar më 12/10/2016, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori