Shkak për ndarjen u bë tradhtia dhe Fjolla Morina refuzon ta falë Fisnik Sylën? (FOTO&VIDEO)

Pas daljes nga burgu të Fjolla Morinës, u përfol se ajo i kishte dhënë fund edhe martesës me biznesmenin, Fisnik Syla. Dyshimet lindën pasi ata nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe fshinë të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin.

Lidhur me këto fjalë që po qarkullojnë vërdallë nuk ka reaguar asnjëri prej tyre. Por në disa foto që ka ndarë Fjolla në profilin e saj në “Instagram”, vihet re që i ka pëlqyer dhe partneri i saj dhe madje Fisniku ndjek Fjollën në Instagram ndërsa kjo e fundit vazhdon të mos e shtoj në listën e të afërmve të saj duke lënë dyshime se biznesmeni eshte fajtor në kët histori dhe Fjolla po refuzon ta falë.

Menëjherë sapo në rrjet dolën lajmet për ndarjen e dyshes, Fjolla Morina u shfaq në Instagram em një video ku i la të gjithë të dyshonin se shkak për ndarjen e tyre u bë tradhtia.

“Labirint enigma
E madhe qendresa
Tradhtia len stigma
Po kujna me i besu që nuk jan met’ as tre përqind
Thika mrapa shpinës kush ta boni nuk e din”, thuhet në tekstin e këngës që Fjolla e këndoi me shumë zell.

Presim për një reagim publik të Fjolla Morinës ose Fisnik Sylës./albeu.com/


Shtuar 9.10.2021 15:53