Një varkë misterioze ka zbarkuar në brigjet e një fshati të vogël Irlandez. Mendohet se ka ardhur nga Kanadaja.
Kjo varkë me një madhësi të konsiderueshme besohet të jetë me energji
diellore. Ajo u shfaq të dielën në Ballyglass, sipas njësisë së rojeve bregdetare të fshatit.
Nuk ishte askush në bord por në një shënim të fshehtë të shkruar brenda në varkë thuhej se i përkiste
Rick Small, një aventurieri
kanadez i cili vitin e kaluar përshkoi rreth 4000 milje në një biçikletë me energji
diellore.
Mesazhi në letër i referohej Newfoundland, një ishulli në bregun lindor
kanadez. “Unë,
Rick Small, i dhuroj këtë strukturë një të riu të pastrehë për t’i dhënë atij një jetë më të mirë që qytetarët Newfondlanders zgjedhin të mos kenë! Pa qira, pa hidro.”
Shtuar më 10/02/2019,
ora 18:42