Robert Berisha nuk kursehet për lidhjen e re: Jemi bërë për njëri-tjetrin

Pas ndarjes prej disa vitesh martesë me këngëtaren Nora Istrefi, Robert Berisha ka rigjetur sërish dashurinë.

Çifti më i ri i showbizit shqiptarë, Roberti dhe modelja Laureta Maqedonci duket se po e jetojnë fare lirshëm dashurinë e tyre, duke mos iu fshehur më publikut.

Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania” , dyshja shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin.

Këngëtari ka folur në llidhje me romancën e tij ku duket se pas katër vitesh ia doli të gjejë sërish shpirtin e tij binjak. I ftuar në “Shqipëria Live” artisti ka treguar se si ndihet tashmë pranë modeles.

Ai rrëfeu se tashmë ndihet i plotësuar dhe madje zbuloi se kjo lidhje e ka bërë të besoj besoj për herë të parë dhe në horoskop për faktin se ata kanë tipa të njejtë. Sipas tij ata janë të bërë totalisht për njëri-tjetrin.

“Gjithmonë në lidhje kam qenë i plotësuar dhe nuk bën të lidhesh më dikë që nuk ndihesh i plotësuar por kam pasur fatin sepse kam rënë me një tip të njëjtë. Kurrë nuk kam besuar në horoskop por kemi qëlluar dy ditë, ajo është me 26 janar unë me 28 janar.

Tani po i besoj jemi tipa të njëjtë, muhabeti po na shkon mirë. Jemi bërë për njëri tjetrin definitivisht”.- u shpreh ai.

I pyetur sesi është njohur me Lauretën, Roberti u shpreh se qyteti i Prishtinës është i vogël dhe njerëzit njihen me njëri-tjetrin. Këngëtari shtoi se pas katër viteve e meritoi të kishte një vajzë të bukur pranë vetes.

“Prishtina është shumë e vogël dhe të gjithë njihemi, është një vajzë e Prishtinës shumë e bukur dhe ndoshta pas katër viteve e meritova dhe unë të gjej një vajzë të bukur dhe për kam takuar shumë goca të bukura por kshu deshti fati. Kam goditur siç më goditi kamioneta“.- zbuloi Berisha.