Vampirët e parë ishin serbë
Gazetari dhe studiusi amerikan, David Ono i cili ka udhëtuar në dhjetra vende të botës në kërkim të legjendave me “gjakpirës” ka arritur në përfundimin se vampirët e parë ishin serbë. Sipas tij legjendat me vampirë nuk nisin në vitin 1897 me romanin “Dracula” të Bram Stokes, madje nuk nisin as në Transilvani në Rumani, por kanë nisur një shekull më parë dhe në Serbi. Vampiri i parë sipas Ono-s është varrosur në një varrezë të izoluar në Kisiljevo të Serbisë. Në këtë varrezë gjenden dhjetra pllaka pa mbishkrime, pa identitetin e personave që janë varrosur në to. Gazetari amerikan thotë se emri i vampirit të parë ka qenë Petar Blagojeviç, për të cilin shkrimet e viteve 1720 thonë se “do të ngrihet nga varri dhe do të gjuajë njerëzit”.

Në raportin e tij ai përshkruan me detaje se si kishte urdhëruar djegjen e trupave që dyshoheshin si “gjakpirës”. Ai thotë se “kishte parë vetë me sytë e tij krijesa të tilla”, ndërsa përmend për herë të parë fjalën “vampir”. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2013, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori