“Rama blen 4 mln euro instalacion në Kryeministri”, Berisha me gratë e LDG në Elbasan: Me këto para mund të vendoset mamografia në çdo qytet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se me 4 milion eurot që Rama ka blerë instalacionin në Kryeministri, mund të siguronte vendosjen e mamografisë në të gjithë qytetet.

Komentet Berisha i ka bërë teksa ka zhvilluar sot një takim me gra dhe vajza të LDG në Elbasan, në kuadër të “Tetorit rozë”, për sensibilizimin për kancerin e gjirit.

“Është më komplekse gjeneza e kësaj sëmundje. Janë një seri faktorësh. Tirana rezulton në 10 qytetet më të mëdha të ndotura të botës. Rezulton për fatin më të keq po në 10shen e qyteteve me shërbimin shëndetësor më të papërshtatshëm. Do të thotë që risqet në këtë terren, janë shumë më të mëdha, dëmet e tyre bëhen shumë më të mëdha. E gjitha kjo është absolutisht e bërë nga dora e njeriut. Nëse Tirana rezulton sot në 10 qytetet më të ndotura të botës, një nga faktorët është organizimi i trafikut në kryeqytet. Është një organizim se si të ndotë më shumë qytetin.

Janë sot armët më kryesore në duart e çdo gruaje dhe çdo vajze. Të tjerat janë të injoruara. Një qytet që renditet i 10-ti në botë, i cili është kryeqyteti, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot. Është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz. Nuk mund të ketë qëndrime të dystuara, nuk mund të mungojë ilaçi sot sepse humbet kohën e dominimit të qelizave. Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka një injorim më të madh se kjo. Në një kohë kur, shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme. Blihet instilacion 4 mln euro për ta vendosur në oborr. Me 4 mln euro mund të blesh mamografi në të gjithë qytetet e vendit.

Check-up i kushërirës së Ramës merr milionë euro dhe nuk bën asgjë. Të përcaktohet metodika e depistimit të sëmundjeve kancerogjene.

Kthehemi tek parandalimi dhe diagnoza e hershme. Janë armët më kryesore në duart e çdo gruaje dhe vajze, sepse të tjerat janë të injoruara. Për fatin e keq, një qytet që renditet ndër 10 më të këqijtë në botë, që është kryeqyteti, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot.

Thashë, është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz. Ndaj saj nuk mund të ketë qëndrime të dystuara. Nuk mund të mungojë ilaçi sot, sepse humbet kohën e dominimit të qelizave.

Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka  injorim më të madh se ky, në një kohë kur shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme.

Blihet instilacioni që thotë ai, 4 mln euro që vendoset në oborr për ta parë ai, kush tjetër nuk e shikon. Po me 4 mln euro, mund të blesh mamograf dhe ta çosh në çdo qytet të vogël të vendit. Check-up që paguan kushërirën e vet me dhjetëra e dhjetëra milionë, që nuk ka asnjë vlerë nga ana shkencore. E vetmja vlerë do të ishte depistimi për sëmundjet kanceroze, ajo ka vlerë. Ja vlen. Sepse atë që e kap më shpejt e ndihmon dhe  ajo formë ka fituar certefikatën”, është shprehur Berisha.