Vajzat japoneze gjejnë zgjidhjen ideale për vuajtjet e dashurisë
Ayumi Saito pas ndarjes së saj nga i dashuri gjeti mënyrën më të lehtë për të harruar dhe kapërcyer ndarjen.

Ajo shkarkoi një lojë romance në telefonin e saj, dhe u bë një nga miliona gra në Japoni që transformoi intimitetin e jetës reale në një fantazi.

“U ndjeva e vetmuar”, thotë Ito, tani 31-vjeçare. “Meshkujt japonez tremben dha nuk janë lajkatues të mirë ndaj grave. Por vajzat duan të dëgjojnë ‘Të dua’”, shton ajo për CNN.

Të dashurin virtual që ajo e gjeti në lojën ‘Metro PD: Close To You’, i ka të gjitha gjërat që ish i dashuri i saj nuk i kishte.
“Kur isha e lodhur në fund të ditës, para se të flija, fjalët e tij më lehtësonin shumë”, rrëfen japonezja.

Në vitin 2014 industria e lojërave romantike në Japoni arriti vlerën në 130 milionë dollarë.

Në një shoqëri ku 44.2 përqind e vajzave, pothuajse gjysma në një mijë në moshat 18-34 janë të virgjëra, kjo industri me sa duket është shndërruar në një mani për intimitet në Japoni.

Ky padyshim është nje rekord por jo në të mirë të marrëdhënieve dashurore, të cilat po thyhen dita ditës./albeu.com/

Shtuar më 22/11/2016, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori