Vajza vetëm 10 vjeçare regjistrohet në fakultet
Ester Okada,10 vjec nga Walsall i Britanisë së Madhe u pranua në universitet, pa mbaruar shkollën e mesme, madje as filloren.

Studimet i ka regjistruar në universitetin publik të Britanisë së Madhe. Ajo thotë se dëshiron të përfundojë doktoraturën, pastaj ëndërron të hap një bankë të sajën.

Ester ka dëshmuar të jetë një nxënëse jashtëzakonisht e talentuar në matematikë.Nëna e saj ka vendosur që fëmijët e saj të shkollohen në shtëpi, ndërsa për këtë qëllim një pjesë të shtëpisë e ka përshtatur për nevojat e djalit 7-vjeçar dhe vajzës 10-vjeçare.

Ester do të vazhdojë shkollimin nga shtëpia, ndërsa kur t’i përfundojë studimet, ëndërron të bëhet milionere.Vlen të theksohet se Ester nuk është fëmija i parë që regjistrohet në fakultet në moshën 10 vjeçare./albeu.com/
Shtuar më 30/10/2016, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori