Vajza publikon foto pa perçe, arrestohet dhe rrezikon rrahjen me kamzhik (FOTO LAJM)

Një foto e publikuar në rrjetet sociale ka bërë që një vajzë nga Arabia Saudite të arrestohet dhe të mbahet në ambientet e paraburgimit.

Tashmë Malak Al Shehri rrezikon të ndëshkohet për atë që ka bërë, ajo mund të goditet me kamxhik, sepse theu rregullat e shtetit, të cilat janë shumë të ashpra dhe duhet të zbatohen.

Në fotot e publikuar nga Malak Al Shehri, ajo shihet në rrugët e Riyadh, ku mbante veshur një fustan normal sipër gjurit dhe një pardesy të zezë.

Aktualisht vajza e re ndodhet në ambientet e paraburgimit në komisariatin e policisë së Riyadh. “Forcat e policisë kanë në paraburgim një vajzë, e cila është shfaqur pa veshjen e saj nëpër rrugët e al-Tahliya./albeu.com/

Shtuar më 21/12/2016, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori