Rama: E kam mbajtur në distancë Lali Erin, ishallah s’ ma ka lënë mua stafetën

Ditën e djeshme, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama i cili tha nga Lezha se ka mbajtur distancë nga Veliaj, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë, por duke e kaluar dhe me një batutë teksa tha se shpresonte mos ia kishte ngjitur atij infeksionin.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.


Shtuar 29.07.2020 10:06