Ushtari irakian i shpëton ekzekutimit: Nuk e di ku shkoi plumbi (VIDEO-FOTO)
Pëlqej
Një ushtar irakian shiit i ka shpëtuar për mrekulli ekzekutimit nga militantët e Shtetit Islamik. Ali Hussein Kadhim ka rrëfyer për "NY Times" se si qindra ushtarë u rrëmbyen nga grupi ekstremist në qershor në Irak.

Sipas deshmise së tij, pasi qëlloi tre nga ushtarët shiitë, militanti islamik qëlloi mbi 23- vjeçarin, por doli huq.
Kadhim thotë se u hoq si i vdekur. “Nuk e di ku shkoi plumbi,” thotë ai.

Më pas ai u lye me gjak në fytyrë. Ai u hodh në një gropë së bashku me viktimat. Pas largimit të militantëve, ai doli nga gropa dhe për tre ditë me radhë ishte në arrati, duke u ushqyer vetëm me bimë.Kadhim, baba i një fëmije, thotë se në momentin kur mbi ushtarët po qëllohej, dëgjoi zërin e të bijës në kokë, që e thërriste “babi, babi”. /albeu.com/

Ushtari irakian i shpëton ekzekutimit: Nuk e di ku shkoi plumbi

Shtuar më 05/09/2014, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori